Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e “vulos” me perlë

Yamal shkëlqen në Camp Nou, shiritin e kapitenit e “vulos” me perlë

Lamine Yamal ka përjetuar një tjetër mbrëmje të paharrueshme me fanellën e Barcelonës. Në moshën vetëm 19-vjeçare, talenti spanjoll mbajti shiritin e kapitenit dhe e festoi këtë moment të veçantë me një gol spektakolar në fitoren 5–1 ndaj Feyenoordit në Champions League. Yamal tregoi edhe një herë qetësinë dhe klasin që e karakterizojnë, duke u bërë protagonist në një prej momenteve më të bukura të ndeshjes. Në minutën e 77-të, ai mori përsipër ekzekutimin e një goditjeje dënimi dhe goditi saktë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke ngritur në këmbë tifozët në Camp Nou. Ky gol ishte edhe më special për faktin se erdhi në një natë ku Yamal mbante shiritin e kapitenit. Edhe pse është ende shumë i ri, sulmuesi vazhdon të...