Yamal flet “pa dorashka”: Sot për sot jemi dy më të mirët në botë, por unë e meritoj “Topin e Artë”

Yamal flet “pa dorashka”: Sot për sot jemi dy më të mirët në botë, por unë e meritoj “Topin e Artë”

Lamine Yamal rikthehet të flasë dhe, si gjithmonë, pa shumë diplomaci. Në intervistën për “Universo Valdano”, talenti i Barcelonës foli për racizmin që ka përjetuar në Spanjë, duke rrëfyer edhe një episod në “Santiago Bernabéu”. I pyetur drejtpërdrejt nëse ka përjetuar racizëm, Yamal u përgjigj: “Po, një mijë herë”. Mes rasteve të kujtuara ishte “El Clásico” në “Bernabéu”, ku nga tribuna pati ofendime ndaj tij dhe Raphinha. Yamal tregon se nuk u ndikua gjatë ndeshjes: “Që dikush të më quajë ‘negro’ nuk më bezdis, jam me lëkurë të zezë”. Problemi, sipas tij, qëndron te mënyra përçmuese me të cilën përdoret kjo fjalë. La Liga e denoncoi episodin dhe më pas një prej personave përgjegjës u ndëshkua. Talenti i Barcelonës foli edhe për “Topin e Artë”,...