Xhubleta përjetësohet në pullë postare, promovim pasurisë së trashëgimisë kulturore
Xhubleta, një nga elementet më të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare, tashmë është përjetësuar edhe në një pullë postare. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se përmes këtij emisioni të ri filatelik të Postës Shqiptare synohet promovimi i vlerave, historisë dhe simbolikës së kësaj veshjeje tradicionale. “Xhubleta, kjo pasuri e çmuar e trashëgimisë sonë kulturore përjetësohet edhe në një pullë postare, duke sjellë pranë nesh simbolikën, bukurinë dhe historinë e saj”, u shpreh Rama. E ruajtur ndër shekuj në trevat e Malësisë së Veriut, xhubleta është një prej dëshmive më të hershme dhe më të veçanta të kulturës sonë popullore. Forma karakteristike, ngjyrat, ornamentet dhe simbolet e saj mbartin kujtesën dhe botëkuptimin e komunitetit që e përcollën brez pas brezi. Çdo element i xhubletës...
Burimi:
kultplus.com