Xhelozia/Sindroma e Otellos nuk është dashuri
Nuk ka shkrimtar tjetër në botë, që të ketë shënuar historinë e letërsisë dhe imagjinatën tonë si Uilliam Shekspiri. Kur ishte dyzet vjeç, Otelloja e tij u vu në skenë për herë të parë në Pallatin Whitehall në Londër, tragjedia që tregon për xhelozinë e çmendur dhe obsesive të protagonistit për gruan e tij, Desdemonën. Është tipikja e një drame që do të përsëritet në qindra shtëpi dhe rrugë të errëta, duke njollosur mure dhe gropa me gjak. Sot e quajmë feminicide dhe e dimë që nuk ka lidhje me dashurinë. Nuk është vetëm emocioni shkatërrues i Otello-s. Ashtu si të gjitha ndjenjat njerëzore, edhe xhelozia lëviz përgjatë një vazhdimësie. Nëse në një ekstrem bëhet, siç shkruante dramaturgu anglez, “një përbindësh me sy të gjelbër...
Burimi:
kultplus.com