Xhaneti: Jo, Pogaçar nuk do rrezikojë në Europianin e shtëpisë

Xhaneti: Jo, Pogaçar nuk do rrezikojë në Europianin e shtëpisë

U listua te emrat që do të merrnin pjesë në kampionatin europian të çiklizmit që nis më 4 tetor në Slloveni. Mirpo kampioni i botës Tadej Pogaçar nuk do hipë mbi biçikletë për këtë event që organizohet në vendin e tij. Ishte Mauro Xhaneti i cili i dha fund që në fillim thashethemeve se Tadej Pogaçar do të garonte në Kampionatin Europian të dielën, më 4 tetor, në vendlindjen e tij, Ljubljanë, një muaj pas rrëzimit të tij të tmerrshëm në Vuelta: “Ai do të kishte qenë i gatshëm, por duhet të përballemi me faktet. Nuk është e mundur, nuk mund t’i nxitojmë gjërat. Është shumë e rrezikshme, shëndeti është i pari”, tha menaxheri i ekipit UAE-XRG, Xhaneti./Sportiim.al/ Post navigation