Xhaferi shpërthen pas dënimit: “Nëse duam zero tolerancë, ajo duhet të jetë për të gjithë”

Xhaferi shpërthen pas dënimit: “Nëse duam zero tolerancë, ajo duhet të jetë për të gjithë”

Alban Xhaferi ka thyer heshtjen, pas dënimit që dha Disiplina ndaj tij, me 6 muaj pezullim, moslejim hyrjeje në asnjë stadium apo fushë futbolli. Shkak u bë goditja e arbitrit të katërt të ndeshjes Elbasani-Vllaznia prej tij me grusht: “Kam pranuar përgjegjësinë time, kam kërkuar publikisht ndjesë për veprimet e mia dhe vendimin e marrë nga Komisionit të Disiplinës dhe Etikës do ta respektoj. Por pikërisht për këtë arsye, besoj se kam sot të drejtën dhe detyrimin të kërkoj që i njëjti standard të vlejë për të gjithë. Prej kohësh kam ngritur një shqetësim të qartë: nuk mjafton të dënojmë vetëm pasojën. Duhet të kemi kurajën të analizojmë dhe të ndryshojmë edhe ato pjesë të sistemit që prodhojnë padrejtësi, tension dhe humbje besimi në garë. Dua...