Xavi trondit me rregullat te Holanda; formacioni zbulohet vetëm 2 orë para ndeshjes

Xavi trondit me rregullat te Holanda; formacioni zbulohet vetëm 2 orë para ndeshjes

30 Shtator 2026 12:47 Alfred Lleshi Një rregull i ri dhe krejt i pazakontë ka hyrë në fuqi te kombëtarja e Holandës me Xavi Hernández në drejtim. Lojtarët do ta mësojnë formacionin titullar vetëm dy orë para startit të ndeshjes. Nën drejtimin e Ronald Koeman, formacioni bëhej i ditur zakonisht një ditë përpara ndeshjes. Xavi ka zgjedhur një tjetër qasje, duke u bazuar edhe në përvojën e tij si futbollist. “Si lojtar, nuk më pëlqente ta dija shumë kohë përpara ndeshjes se nuk do të luaja”, – shpjegoi trajneri spanjoll. Mbrojtësi holandez Micky van de Ven pranoi se kjo metodë është e re për të: “Nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Duhet pak kohë për t’u mësuar, por është bukur të eksperimentosh me të”....