WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

Nga Rebecca Ballhaus, Dana Mattioli, Joe Parkinson dhe Drew Hinshaw, The Wall Street Journal Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke “Aktor”. Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan. Kimberly Guilfoyle ishte shumë larg rezidencës Mar-a-Lago. Ambasadorja amerikane në Greqi — ish-e fejuara e Donald Trump Jr. — udhëtonte vazhdimisht drejt kryeqytetit bullgar këtë pranverë, me një mision të caktuar. Administrata Trump donte që aleatët në skajin lindor të Europës të blinin gaz natyror amerikan me vlerë miliarda dollarë. Por kishte vetëm një problem....