“Woman Unknown” fiton Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia
Filmi “Woman Unknown”, me regji të May el-Toukhy, ka fituar Luanin e Artë, çmimin kryesor të edicionit të 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Drama zhvillohet në Danimarkën e pas Luftës së Dytë Botërore dhe rrëfen historinë e Marie, një dadoje dhe shërbyeseje shtëpie që pritet të martohet me punëdhënësin e saj të pasur. Megjithatë, ajo mban të fshehtë një lidhje të mëparshme me një ushtar gjerman, duke u përballur me pasojat e një të kaluare të ndërlikuar në një shoqëri të sapodalë nga pushtimi nazist. Aktorja Mathilde Arcel, e cila interpreton personazhin e Marie, u vlerësua gjithashtu me çmimin për Aktoren më të Mirë. Luani i Argjendtë – Çmimi i Madh i Jurisë, iu dha filmit “Possible Love”, me regji të kineastit...
Burimi:
kultplus.com