Wolff: Në Malajzi me përmirësime, por vetëm kronometri do të tregojë nëse ato funksionojnë apo jo

Wolff: Në Malajzi me përmirësime, por vetëm kronometri do të tregojë nëse ato funksionojnë apo jo

Para pushimit veror, Mercedes u gjend papritur nën presion nga rivalët, veçanërisht McLaren, që përdor të njëjtin motor. Skuadra nga Brackley nuk i përshpejtoi përmirësimet, por pjesët e reja do të mbërrijnë këtë fundjavë, për garën në Malajzi, siç ishte planifikuar fillimisht. Ndërkohë që, skuadra ka siguruar tri fitore radhazi: në Monza, në Madrid me Antonelli dhe në Baku me Russell. Për rivalët, ekziston rreziku real që makinat W17 të bëhen edhe më të paarritshme nëse këto përmirësime i mundësojnë Mercedes të bëjë një hap tjetër përpara. “Këtë fundjavë po sjellim në pistë një paketë përmirësimesh dhe kjo përbën një hap të rëndësishëm për ne. Garat e fundit nuk i përmbushëm plotësisht pritshmëritë tona. Monza dhe Baku paraqitën sfida specifike, por edhe në pista më...