Witkoff dhe Kushner drejt Ukrainës për raundin e ri të bisedimeve, Zelensky: Do të garantojmë sigurinë e hapësirës ajrore
Dy negociatorët amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të vizitojnë Ukrainën të dielën, pas vizitës së tyre në Moskë, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Zelensky deklaroi se Ukraina do të garantojë sigurinë e hapësirës ajrore gjatë vizitës së negociatorëve amerikanë në Moskë, duke i bërë thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ajrore ndaj Ukrainës gjatë kohës që Witkoff dhe Kushner do të zhvillojnë negociatat. “Siç ndodhi gjatë vizitave të mëparshme diplomatike nga pala amerikane, ne do të sigurojmë funksionimin e qetë të hapësirës ajrore ruse në mënyrë që negociatorët të mund të mbërrijnë të sigurt. Ne po kujdesemi për ta, jo Rusia. Nuk do të ketë sulme ajrore nga ana jonë dhe Rusia duhet të përgjigjet në të njëjtën mënyrë”, shkroi Zelensky në...
Burimi:
javanews.al