Vunoi, një hap i ri për ruajtjen e trashëgimisë
Vunoi, me shtëpitë prej guri, rrugicat karakteristike dhe peizazhin që shtrihet mbi Jon, hyn në një fazë të re të mbrojtjes dhe administrimit të trashëgimisë së tij. Këshilli i Ministrave miratoi planin e ri për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e Vunoit, ndërsa fshati është deklaruar pasuri kulturore e paluajtshme, Qendër Historike, me përcaktimin edhe të zonës së saj të mbrojtur. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sjellë në vëmendje karakterin arkitekturor të fshatit dhe rëndësinë e planit të ri. “Mirëmëngjes nga Vunoi, fshati piktoresk i shtëpive prej guri mbi Jon dhe rrugicave karakteristike, për të cilin dje, në mbledhjen e qeverisë, miratuam planin e ri për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin”, shkroi...
Burimi:
kultplus.com