Vuk Drashkoviç kundër Vuçiçit: Të nderosh Ratko Mlladiçin është sikur të festosh për krimet e tij

Vuk Drashkoviç kundër Vuçiçit: Të nderosh Ratko Mlladiçin është sikur të festosh për krimet e tij

Ish-kryediplomati dhe politikani serb Vuk Draskovic ka reaguar ashpër ndaj çdo mundësie që Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, të varroset me nderime të larta shtetërore në Serbi. Në një prononcim për gazetën serbe Danas, Draskovic e cilësoi si të turpshëm glorifikimin e figurës së Mlladiqit dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për ta paraqitur atë si hero kombëtar do të ishte një goditje e rëndë ndaj ndërgjegjes morale të shoqërisë serbe. “Shugurimi mediatik i Ratko Mlladiqit si një kalorës hero i kombit serb është i turpshëm. Është e pafalshme të festohen krimet e tmerrshme për të cilat ai u dënua. Serbia është në buzë të greminës së rrënimit shpirtëror”, është shprehur Draskovic. Ai u ndal veçanërisht te mundësia e një varrimi të Mlladiqit me nderime të...