VUÇIÇ–SHESHEL, ALEANCË PËR ZGJEDHJET, MITOLOGJIA E VITEVE ’90 VAZHDON
Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve politike në Serbi, duke kritikuar atë që e quan “mitologji millosheviqiane-shesheliane”. Reagimi vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit do të garojë në të njëjtin bllok me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit. Stojkoviq deklaron se për sa kohë në Serbi besohet në këtë ideologji dhe në një “realitet të shtrembëruar”, edhe vendimet politike do të mbeten të njëjta. Afrimi i ri mes Vuçiqit dhe radikalëve ka rikthyer në vëmendje edhe të kaluarën politike të presidentit serb. Vuçiq ishte pjesë e Partisë Radikale të Sheshelit që prej vitit 1993 dhe u largua prej saj në vitin 2008, për t’iu bashkuar më pas Partisë Përparimtare Serbe. Ndërkohë, mediat kritike...
Burimi:
ntv.al