Vuçiç reagon pas vendimit të Hagës: Nuk u dënuan për krime kundër njerëzimit
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në një konferencë për mediat në Beograd Vuçiç është ndalur te vendimi i gjykatës, duke vënë theksin te fakti se katër ish-krerët u shpallën fajtorë për krime lufte, ndërsa akuzat për krime kundër njerëzimit nuk u provuan. “E gjithë kjo nuk u mor parasysh dhe këto gjashtë akuza, të cilat kanë të bëjnë me krimet më të rënda kundër njerëzimit, nuk u shpallën fajtorë”, deklaroi Vuçiç. Sipas vendimit të Dhomave të Specializuara, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite ndërsa Rexhep...
Burimi:
zeri.ai