Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka komentuar zhvillimet humbjen e Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet në Serbi si dhe ndikimin që mund të ketë formimi i qeverisë së re në marrëdhëniet me Kosovën. Në një lidhje Skype në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Selimi u shpreh se pavarësisht ndryshimeve të mundshme në përbërjen e institucioneve serbe, nuk pritet të ketë një ndryshim të madh në qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës. Selimi tha se ende nuk është e qartë se kush do të drejtojë qeverinë e ardhshme, ndërsa, sipas burimeve që ai përmendi, në kabinet mund të përfshihen teknokratë, ekspertë të politikës së jashtme dhe figura më të pranueshme për Perëndimin. Ndërkohë, kandidati për president mund të vijë nga spektri nacionalist. “Zgjedhjet në Serbi nuk...
Burimi:
javanews.al