Vritet pronari i klubit ‘Botev Plovdiv’, Ilyan Filipov! Autoritetet bullgare nisin hetimet

Vritet pronari i klubit ‘Botev Plovdiv’, Ilyan Filipov! Autoritetet bullgare nisin hetimet

Një biznesmen bullgar dhe president i një klubi futbolli të ligës më të lartë u qëllua për vdekje në qytetin e Plovdivit herët të mërkurën. Iliyan Filipov – pronar i një prej kompanive më të mëdha të transportit dhe logjistikës në Bullgari, PIMK, dhe aksionar shumicë në FC Botev Plovdiv – u vra rreth orës 1 të mëngjesit në një pronë që zotëronte në qytet. Oficerët bllokuan pikat kryesore të daljes dhe hyrjes në Plovdiv, i cili ndodhet në juglindje të kryeqytetit Sofje. “Ne po ndjekim në mënyrë aktive të gjitha pistat e mundshme”, tha Prokurorja e Qarkut të Plovdivit, Vanya Hristeva, në një konferencë për shtyp.