Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Vritet një i mitur në Beograd pasi sulmoi me thikë rojen e Ambasadës së Izraelit

Një i mitur është vrarë pasi sulmoi një pjesëtar të Xhandarmërisë serbe që po ruante Ambasadën e Izraelit në Beograd, tha Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sulmuesi iu vërsul xhandarit me dy thika, duke thirrur “Allahu Akbar”, pas së cilës pjesëtari i Xhandarmërisë serbe përdori armën e zjarrit dhe e vrau. Ngjarja ndodhi rreth 15 minuta pas mesnatës, të mërkurën. Daçiqi e cilësoi ngjarjen si sulm terrorist dhe tha se i dyshuari më herët kishte qenë nën vëzhgimin e shërbimeve të sigurisë dhe sipas informacioneve të deritanishme, ai ishte përkrahës i grupit terrorist Shteti Islamik. Pas incidentit, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në shkallën më...