Vrau për një shikim Erald Xhejon! 12 vite burg për autorin 14-vjeçar, i mituri nuk shfaqi pendesë: Qeshte në seancë

Vrau për një shikim Erald Xhejon! 12 vite burg për autorin 14-vjeçar, i mituri nuk shfaqi pendesë: Qeshte në seancë

viktima Erald Xhejo KORÇË-Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili rreth një vit më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, 14-vjeçarin Erald Xhejo, në fshatin Pirg të Maliqit.  Vendimi për dënimin e të miturit është marrë më 9 shtator 2026, nga një trupë gjykuese në Gjykatën e Korçës, e cila, pasi vlerësoi provat e paraqitura në dosjen penale, vendosi të dënojë autorin e krimit 12 vite burgim, për akuzën e “Vrasjes me dashje”. Raportohet se gjatë fazës së hetimit të vrasjes dhe gjykimit të dosjes, 14-vjeçari Enedio Guri, nuk ka shfaqur shenja pendese dhe në seanca paraqitej i qeshur. Lidhur me ngjarjen janë dënuar edhe persona të tjerë, ku Roland Guri, xhaxhai i Enedios, është dënuar me 1 vit...