Vrau me thikë bashkëmoshatarin pas sherrit më 2025, Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun
Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedjo Gurin, i cili rreth një vit më parë vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij 14-vjeçarin Erald Xhejo, në fshatin Pirg të Maliqit. Vendimi sipas burimeve është dhënë në datën 9 shtator nga Gjykata e Korçës e cila pas shqyrtimit të provave të administruara në dosjen penale shpalli Gurin fajtor për veprën penale “Vrasja me dashje”. Ndërkohë është dënuar me 1,5 vite xhaxhai i tij Roland Guri dhe me 2,5 vite Flori Çela, i cili ndihmoi autorin për tu larguar me automjetin e tij pas ngjarjes ndërsa babai i Enedjo Gurit është shpallur i pafajshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi në 14 gusht të vitit 2025, në një konflikt mes dy të miturve që lidhej me një...
Burimi:
javanews.al