Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin Ngushëllim Manzi, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj, si dhe plagosi vëllain e tyre, Shefqet Islamaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz, pas një konflikti mes palëve. Gjatë dëshmisë së tij, Manzi është shprehur i penduar për krimin, ndërsa në seancën gjyqësore nuk ka folur, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Përmes avokatit të tij, ai ka pretenduar se para ngjarjes, tre vëllezërit Islamaj e kishin dhunuar me sende të forta dhe leva atë, motrën dhe nënën e tij. Sipas versionit të paraqitur nga mbrojtja, pas këtij konflikti ai ka marrë armën dhe ka qëlluar në kushtet e një tronditjeje të rëndë...