Vrau dy vëllezër në Patos në vitin 1997, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi pas ekstradimit nga SHBA! I kërkon Gjykatës që…
Sokol Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, kërkon shpalljen e parashkrimit të dënimit penal. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Fierit, ku seanca e mëparshme ishte shtyrë për të kërkuar informacion nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit për këtë çështje. 51-vjeçari është paraqitur sërish në gjykatë, ku kërkon të përfitojë nga parashkrimi i dënimit të dhënë në mungesë në vitin 2000. Ai akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos. Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të...
Burimi:
javanews.al