Vrau dy vëllezër në Patos në ’97/ Pas esktradimit nga SHBA, Sokol Hoxha paraqitet në Gjykatë, kërkon shuarjen e dënimit

Vrau dy vëllezër në Patos në ’97/ Pas esktradimit nga SHBA, Sokol Hoxha paraqitet në Gjykatë, kërkon shuarjen e dënimit

pamje-mbërritja ne gjykate TIRANË- Sokol Hoxha, i ekstraduar nga SHBA dhe i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në Patos 1997, kërkon shpalljen e parashkrimit të dënimit penal. 51-vjeçari është paraqitur sot në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, ku kërkon të përfitojë nga parashkrimi i dënimit të dhënë në mungesë në vitin 2000.  Një javë më parë, seanca në gjykatë u shty për ditën e sotme për të kërkuar informacion nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit. Çëshja po shqyrtohet nga gjyqtarja Aurora Tusha, prokurore Malbora Dinaj, ndërsa Hoxha përfaqësohet nga avokatët Toto Avdija dhe Rozeta Plaku. 51-vjeçari Sokol Hoxha u arrestua në SHBA në muajin maj të këtij viti pas 29 vitesh në arrati dhe kërkohej nga drejtësia shqiptare, ndërsa më 6...