Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet (EMRI)

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet (EMRI)

pamje nga vendngjarja BRUKSEL-Redjan Z, është shqiptari, i cili u ekzekutua me armë zjarri më 12 tetor, vetëm pak orë përpara se të vritej edhe një efektiv policie në kryeqytetin belg. Ngjarja e cila u raportua një ditë më parë nga mediat belge, mbetet ende e pazbardhur. Sipas mediave belge, Redjan Z. u qëllua me shtatë deri në tetë plumba në orët e vona të pasdites, në rrugën Wiertz. Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, ndërsa rrethanat e krimit vijojnë të jenë objekt hetimi. Disa orë më vonë, po atë mbrëmje, polici 41-vjeçar Nordine El Talbi u qëllua për vdekje në krye të detyrës, teksa po mbikëqyrte një automjet të parkuar në bulevardin Carton de Wiart. Makina rezultonte e vjedhur më herët gjatë mbrëmjes, nëpërmjet një grabitjeje...