Vrasje, drogë dhe grupe kriminale! Hita i pakënaqur me Shkodrën, porosi strukturave: Duhen rezultate!

Vrasje, drogë dhe grupe kriminale! Hita i pakënaqur me Shkodrën, porosi strukturave: Duhen rezultate!

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë vendore të policisë të këtij qarku. Gjatë mbledhjes kreu i policisë së shtetit është shfaqur i pakënaqur me policinë vendore të Shkodrës, drejtori të cilën e drejtoi për një periudhë pothuajse 4 mujore në vitin 2021. Pakënaqësitë e Skender Hitës lidhur me policinë e Shkodrës sipas asaj që deklaroi në mbledhjen lidhen që nga zbulueshmëria e vrasjeve duke vijuar me kriminalitetin, grupet kriminale, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, trafikun rrugor si dhe deri tek sigurinë në shkolla duke qenë se jemi para fillimit të sezonit të ri shkollor. Kreu i policisë së shtetit ka kërkuar rezultate më të larta nga policia e Shkodrës si dhe një efektshmëri...