Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur dje në fshatin Ndërfushas, Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi. Burime për gazetarin e Klan News Martin Marku, bëjnë me dije se autorët e përfshirë në ngjarje, dyshohet të kenë përdorur nënkalimin e ‘Rrugës së Kombit’ për tu arratisur, fare pranë vendit ku u krye dhe ekzekutimi. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit, nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Monaz. Më pas, ekzekutorët dyshohet të jenë ndihmuar nga të tjera persona që i kanë pritur me automjet për të humbur gjurmët nga policia. Dyshimet janë se Viktor...