Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë/ Nënë e bir këmbëngulin se 61-vjeçari u sulmua nga ariu, Gjykata i lë në burg

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë/ Nënë e bir këmbëngulin se 61-vjeçari u sulmua nga ariu, Gjykata i lë në burg

Sadete Fiku dhe djali i saj, Gazmir Fiku, kanë dalë para Gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, lidhur me vrasjen e 61-vjeçarit Urim Fiku në fshatin Godvi të Bulqizës. Të dy, përkatësisht bashkëshortja dhe djali i viktimës, kanë mohuar akuzat dhe kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen. Gjatë dëshmisë, ata kanë përsëritur versionin se 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari në pyll. Sipas pretendimeve të tyre, Urim Fiku ishte kthyer në banesë i gjakosur dhe me dëmtime të rënda, ndërsa më pas kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. Sadete Fiku ka deklaruar se pas ngjarjes kishte njoftuar ambulancën. Ndërkohë, Gazmir Fiku ka pretenduar se në momentin kur ndodhi ngjarja nuk ndodhej në banesë, por në punë pranë OSHEE-së...