Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Suli, Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë dënon me burg për jetë autorin

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Suli, Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë dënon me burg për jetë autorin

Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në mars të vitit 2025 vrau me thikë ish-të dashurën e tij, studenten 24-vjeçare shqiptare Ilaria Sulën, dhe më pas trupin e saj, të mbyllur në një thes e hodhi nga një greminë. I pandehuri, i cili e ka pranuar autorësinë e krimit, akuzohet për vrasje me rrethana rënduese, përfshirë paramendimin, si dhe për fshehjen e kufomës. Sipas rezultateve paraprake të autopsisë, të zbuluara nga autoritetet italiane, Ilaria fillimisht është goditur me forcë në kokë ose në pjesën e sipërme të trupit, në një mënyrë që ka shkaktuar humbjen e vetëdijes. Mjekët ligjorë deklaruan se ajo mund të jetë qëlluar dhe hedhur në tokë nga agresori përpara se...