Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Kapet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit R. I., kryer më datë 07.05.2026, në ambientet e lokalit të viktimës, në fshatin Gjashtë, Sarandë. Gjithashtu po në Greqi u arrestua për llogari të policisë shqiptare një person i përfshirë në konfliktin me sende të forta që parapriu vrasjen e 66-vjeçarit. I ndaluari përdorte identitet të rremë, për qëndrim në ishullin e Korfuzit. Policia shqiptare njoftoi sot se u arrestuan provizorisht, në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasit në kërkim: Lulzim Tabaku, 37 vjeç, për të cilin Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim; Idriz Çela,...