Vrasja e Gentian Bejtjes, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Vrasja e Gentian Bejtjes, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn

Gjykata e Apelit e Tiranës ka dhënë vendimin për Ilir Beqarajn, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në Larushk të Fushë-Krujës. Apeli e ka dënuar Beqarajn me 20 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 12 vite e 8 muaj burg. Në shkallën e parë, ai ishte dënuar me 24 vite heqje lirie duke përfituar kështu zbritjen e dënimit me të paktën 4 vite. Sipas hetimeve të Prokurorisë, Beqaraj, i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari, ka pasur rolin e ndihmësit në atentat. Ai dyshohet se ka transportuar katër autorët e dyshuar pasi këta të fundit dogjën automjetin tip “Land Rover Discovery”, të përdorur në vrasje, në fshatin...