Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, rrëzohet kërkesa e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, rrëzohet kërkesa e Denis Meçes dhe Leonidha Guces

egli proga-te akuzuarit gjate mberritjes ne gjykate KORÇË- Gjykata e Korçës ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, të paraqitur nga Denis Meçe dhe Leonidha Guce, të akuzuar për vrasjen e Egli Progës. Në seancën e kaluar, të akuzuarit kërkuan gjykim të shkurtuar, por këtë të hënë, Gjykata vendosi që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm. Pas rreth dy vitesh hetime, Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim pesë persona në lidhje me ngjarjen. Në nëntor të vitit 2025, Gjykata e Korçës vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Meçen dhe Guçen, duke i nxjerrë nga paraburgimi dhe duke i lënë në “arrest shtëpie”, pasi kishin përfunduar afatet ligjore të qëndrimit në qeli. Ndërkohë, 3 personat e tjerë të pandehur për akuzën e moskallëzimit të...