Vrasja e ‘Diabolikut’ trondit sërish Romën: 7 arrestime dhe pista shqiptare që çon te lufta për kokainën

Vrasja e ‘Diabolikut’ trondit sërish Romën: 7 arrestime dhe pista shqiptare që çon te lufta për kokainën

Gjashtë vjet pas ekzekutimit të Fabrizio Piscitellit, të njohur si “Diabolik”, hetimi i Prokurorisë së Romës hap një kapitull të ri. Shtatë persona janë arrestuar në një operacion të përbashkët të Karabinierëve dhe Policisë së Shtetit. Në qendër të dosjes janë organizatorët e dyshuar të vrasjes, lufta për kontrollin e trafikut të kokainës dhe lidhjet e hetuara mes grupeve kriminale italiane dhe personave me origjinë shqiptare. Nga Alba Kepi ROMË – Vrasja e Fabrizio Piscitellit, “Diabolikut”, kapo ultrasit të tifozerisë së skuadrës së Lazios, rikthehet në qendër të hetimeve italiane. Më 7 gusht 2019, Piscitelli u vra me një plumb në kokë në Parco degli Acquedotti. Sot, gjashtë vjet më vonë, një operacion i koordinuar nga Prokuroria e Romës dhe Drejtoria Antimafia ka çuar në...