Vrasja e biznesmenit italian, akuza për Kamber Sulçajn u zbut në tronditje të fortë psikike, prokurorja transferohet në Durrës

Vrasja e biznesmenit italian, akuza për Kamber Sulçajn u zbut në tronditje të fortë psikike, prokurorja transferohet në Durrës

Elton Qyno-SYRI.net Vrasja e biznesmenit italian, Eduardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, është klasifikuar nga Prokuroria e Gjirokastrës si një ngjarje kriminale e ndodhur më 26 shtator 2025, në kushtet e tronditjes së fortë psikike dhe jo si vrasje e thjeshtë apo vrasje me dashje. Vendimi për ndryshimin e akuzës gjatë fazës së hetimit dhe dërgimin e dosjes në gjyq me të pandehur Kamber Sulçajn, nga fshati Mesaplik i Vlorës, është marrë nga prokurorja e çështjes, Blerina Musabelliu. Fillimisht, nga ana e Policisë së Gjirokastrës, i arrestuari Kamber Sulçaj u akuzua për 3 vepra penale, si person i dyshuar për ‘Vrasje në rrethana të tjera cilësuese’, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, ‘Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit’,...