Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

“Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari” nën këtë moto protestuesit në sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë vazhduan tubimet duke kërkuar hetim të plotë dhe llogaridhënie nga Policia, Prokuroria, Gjykata dhe institucionet e mirëqenies sociale pas vrasjes së paralajmëruar të Arlinda Zekajt. Protestuesit reaguan të revoltuar, pasi edhe pas kërkesave të tyre për dorëheqje, dy ministrat Donika Gërvcalla dhe Xhelal Sveçla deklaruan se largimi i tyre nuk ishte zgjidhje për çështjen. Me tensione u shoqërua protesta qytetare në Pejë, pasi para Stacionit Policor u vendos regjistrimi i 49-vjeçares së ndjerë, ndërsa ajo kërkuar siguri nga oficeri i Policisë, Faruk Muqolli pas denoncimeve të njëpasnjëshme. Fjalët e saj u kthyen në thirrje të protestuesve, të cilët kërkuan përgjegjësi për mungesë veprimesh për të...