Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

Tri ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt, prokurori kujdestar kishte vlerësuar se kthimi në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshortin mund t’ia rrezikonte jetën. Këtë e bëri të ditur Prokuroria Themelore në Pejë më 26 tetor. Sipas saj, prokurori dhe hetuesit kishin planifikuar që një patrullë policore të qëndronte pranë shtëpisë gjatë kthimit të Zekajt. Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj më 25 tetor, me goditje me një mjet të fortë. Sipas Prokurorisë, ajo sapo ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga policia. Ajo ishte kthyer në shtëpi pas raportimit të dhunës në familje, me ç’rast ishte arrestuar dhe ndaluar ish-bashkëshorti i saj. Më 22 tetor, Zekaj i ishte ankuar kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj për dështime në trajtimin e rasteve të saj....