Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

Vrasja e Arlinda Zekajt, Kuvendi i Kosovës fillon hetimin për përgjegjësitë institucionale, ngrihet Komisioni Parlamentar!

Paraditen e sotme është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje. Kryetari i komisionit, deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi bazën e fakteve dhe argumenteve. Ramadani njoftoi se puna e komisionit do të përfshijë tri faza: fazën e hetimeve, që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e tyre dhe përgatitjen e raportit përfundimtar. “E kujtojmë që rasti i Arlinda Zekajt është alarm serioz për të gjithë ne dhe, prandaj, qëllimi është që ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, është komision që nuk do të bëjë raport politik, por do...