Vrasja e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, ekspertiza: U qëllua për vdekje nga më pak se 14 metra
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e shqiptarit Gjovalin Lazri, 36 vjeç, në Baldissero d’Alba të provincës së Cuneos, Itali. Ekspertiza balistike ka përcaktuar se të shtënat fatale janë kryer nga një distancë që, me shumë gjasë, nuk i kalonte 14 metra. Sipas rindërtimit të hetuesve, Roberto Mollo, 35 vjeç, u zgjua nga zhurmat e grabitësve që kishin hyrë gjatë natës në pronën e familjes së tij. Ai dyshohet se u ngjit nga kati përdhe në ballkonin e katit të parë dhe, pasi pa hijet e personave që ndodheshin jashtë, hapi zjarr me pistoletën gjysmë automatike. Në vendngjarje u gjetën 12 gëzhoja, të gjitha të grumbulluara në një pikë të vetme të banesës. Ky detaj i ka bërë hetuesit të mendojnë se...
Burimi:
gijotina.com