Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Një koment për partneren e të akuzuarit dyshohet se qëndron në zanafillën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e 22-vjeçarit shqiptar, Lorik Abazi në Croydon, në jug të Londrës. Pretendimi është paraqitur nga prokuroria gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën Old Bailey në Britaninë e Madhe. Sipas raportimeve të mediave britanike Lorik Abazi kishte kaluar mbrëmjen e Shën Valentinit me partneren dhe miqtë e tij në një sallë bowlingu në Croydon. Më pas situata dyshohet se është përshkallëzuar, duke përfunduar në një përplasje të dhunshme. Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, pas largimit nga ambientet e lokalit, i akuzuari dyshohet se është kthyer dhe është përballur me grupin ku ndodhej edhe 22-vjeçari shqiptar. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e Abazit dhe plagosjen e...