Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër i Kosovës
Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke e zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit. Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të mbajtur sot, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nga 70 deputetë të pranishëm, qeveria u votua me 62 vota pro, 8 kundër dhe 0 abstenime. Pas votimit kanë dhënë betimin edhe kabineti qeveritar. Seanca u zhvillua pas konstituimit të Kuvendit dhe mandatimit të Kurtit për formimin e Qeverisë së re. Kabineti i propozuar nga Kurti: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla, Zëvendëskryeministër i...
Burimi:
kohajone.com