Votimi për 46 bashki, Muçi në Kuvend: Jam shumë kurioz të shoh ngjyrën e kartonit të Braçes

Votimi për 46 bashki, Muçi në Kuvend: Jam shumë kurioz të shoh ngjyrën e kartonit të Braçes

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka komentuar qëndrimin që pritet të mbajë deputeti socialist Erion Braçe lidhur me Reformën Territoriale, duke ngritur dyshime për një skenar politik brenda Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Muçi tha se është “shumë kurioz” të shohë se si do të votojë Braçe, duke iu referuar edhe qëndrimeve të tij të fundit publike. “Jam shumë kurioz të shoh ngjyrën e kartonit të Erion Braçes sot. E them këtë gjë pas atij fjalimi dramatik me mikrofonin fikur”, u shpreh Muçi. Sipas tij, rëndësi do të ketë edhe nëse vota e Braçes do të jetë vendimtare për miratimin e reformës. “Duhet ditur nëse ajo është vota e 84 apo e 85. Kur të shoh ngjyrën e kartonit të Braçes, që të...