Vorë/ I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro, prangoset 56-vjeçari
Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Mesazhi”, pasi tentoi t’i merrte përmes kërcënimit për jetën një shumë prej 300 mijë eurosh kushëririt të tij. Ngjarja është regjistruar në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, ku i dyshuari përdori mesazhe kanosëse ndaj të afërmit dhe familjes së tij për përfitim pasuror. Sipas të dhënave zyrtare, hetimet e shpejta nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., i cili deklaroi se në portën e banesës së tij kishte gjetur një fishek arme zjarri dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Përmes këtij shantazhi, autori kërkonte dorëzimin e menjëhershëm të shumës prej 300 mijë eurosh, duke kërcënuar me jetë pjesëtarët e familjes në rast se nuk përmbushej kërkesa financiare. Strukturat e...
Burimi:
syri.net