Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi
Ecuria e procesit të integrimit evropian dhe mesazhet e përcjella nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin në qendër të emisionit “Trialog” në RTSH, të moderuar nga gazetarja Alba Alishani. Gjatë diskutimit, analisti Preç Zogaj e cilësoi ardhjen e krerëve të ekzekutivit evropian si një vizitë pune të programuar, e cila, ndonëse ka natyrë rutinë, mbart gjithmonë një peshë të veçantë politike. Sipas Zogajt, drejtuesja e Komisionit Evropian përfaqëson një vizion inkurajues për të ardhmen e rajonit dhe të vetë unionit në një periudhë me sfida të shumta gjeopolitike. Lidhur me figurën e Von der Leyen dhe përballjen e Evropës me rreziqet bashkëkohore, ai u shpreh se “jo vetëm se ajo është numri një i ekzekutivit të Bashkimit Evropian ku ne duam...
Burimi:
javanews.al