Von der Leyen në Tiranë, protestuesit përplasen me policinë: Jo Bashkim Europian me Ramën (VIDEO)

Von der Leyen në Tiranë, protestuesit përplasen me policinë: Jo Bashkim Europian me Ramën (VIDEO)

protesta ne tirane TIRANË- Pak para mbërritjes së Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Kryeministri, disa protestues janë shfaqur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në njërën prej prej pankartave të grupit të protestuesve shkruhet “Jo Bashkim Europian me Ramën”. Ndërkohë, Policia e Shtetit vendosi një kordon sigurie pranë urës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të mos lejuar kalimin e protestuesve në drejtim të kryeministrisë. Në zonë janë vendosur gardhe metalike dhe efektivë të shtuar policie, teksa raportohet se gjatë protestës ka pasur edhe përplasje me policinë. Protestuesit e mbledhur para godinës janë përplasur me policinë, pasi forcat e rendit janë vendosur për të ndaluar avancimin e tyre dhe për të garantuar zhvillimin e takimit. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ndodhet në Tiranë në kuadër të...