Von der Leyen e kënaqur me drejtësinë në Shqipëri/ Rama: Përgjegjësia ime politike…

Von der Leyen e kënaqur me drejtësinë në Shqipëri/ Rama: Përgjegjësia ime politike…

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Tiranë se hetimet dhe çështjet që po trajtohen nga institucionet e drejtësisë janë tregues se sistemi po funksionon. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo theksoi se proceset hetimore duhen parë si pjesë e forcimit të sistemit të drejtësisë. “Kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë prova që sistemi po funksionon. Ky është fuqizimi i sistemit”, u shpreh von der Leyen. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se përgjegjësia e tij politike është vijimi i reformës në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rama argumentoi se përgjegjësitë individuale duhet të përcaktohen nga institucionet e drejtësisë dhe jo të lidhen automatikisht me personat që kanë bërë emërime...