Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi rëndësinë e hapjes së grupkapitujve të negociatave dhe mbylljen e tre kapitujve të parë në muajin korrik, duke nënvizuar se vendi është përafruar plotësisht (100%) me politikën e jashtme dhe të sigurisë së unionit. “Shqipëria sërish ka bërë ecuri fantastike, keni hapur grupkapitujt e fundit. I siguroj shqiptarët, anëtarësimi nuk do ta bëjë vetëm Shqipërinë më të fortë, por edhe BE-në më të fortë”, tha von der Leyen. Reformat e brendshme dhe gjithëpërfshirja Sipas saj, pavarësisht arritjeve, procesi i integrimit kërkon zbatimin e plotë dhe të vazhdueshëm të reformave thelbësore në sektorë...
Burimi:
javanews.al