Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan! Viziton dhe Tiranën

Von der Leyen anashkalon Serbinë dhe Bosnjën në turneun e saj në Ballkan! Viziton dhe Tiranën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do t’i anashkalojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën gjatë turneut të saj në Ballkan, njoftoi të premten Komisioni Evropian (KE). “Gjatë turneut, presidentja von der Leyen do t'i vizitojë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin. Atje do të takohet me presidentët dhe kryeministrat, si dhe do të vizitojë projekte të financuara nga Bashkimi Evropian”, tha zëdhënësja e KE-së, Arianna Podesta. Vizita në katër vendet e rajonit është paraparë të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor. Radio Evropa e Lirë kishte raportuar më herët për mundësinë që von der Leyen, nëse nuk do ta vizitonte Serbinë, të mos shkonte as në Bosnje e Hercegovinë. Von der Leyen prej vitesh ka pasur një raport të ngrohtë me presidentin...