Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

Vokshi në Asamblenë Parlamentare të KiE: Demokracia në Shqipëri është në rrezik! Mbroni shtetin e së drejtës

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta për situatën politike dhe institucionale në Shqipëri gjatë fjalës së saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg. Në fjalën e mbajtur, Vokshi tha se demokracia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri ndodhen përballë rreziqeve serioze, duke iu referuar ndër të tjera hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale. Vokshi deklaroi se pikërisht në një kohë kur hetimet kanë prekur figura të larta të qeverisë, përfshirë ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni dhe zyrtarë të tjerë, qeveria ka paraqitur ndryshime të gjera në legjislacionin procedural penal. Fjala e plotë: I nderuar Kryesues, Pikërisht në momentin kur hetimet arrijnë në rrethin e ngushtë...