Vokshi: Integrimi i pjesshëm që kërkojnë Rama dhe Vuçiç nuk ka mbështetje, BE-ja kërkon plotësimin e kritereve

Vokshi: Integrimi i pjesshëm që kërkojnë Rama dhe Vuçiç nuk ka mbështetje, BE-ja kërkon plotësimin e kritereve

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një intervistë për Syri TV me Armela Ferkon, foli për variantin e anëtarësimit të pjesshëm në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një propozim të artikuluar nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Vokshi tha se, sipas kontakteve që ajo ka pasur me përfaqësues të BE-së, ky variant nuk ka marrë mbështetje, pasi përfitimet nga tregu europian lidhen me plotësimin e kritereve të anëtarësimit. Vokshi theksoi se procesi i integrimit duhet të jetë “merit-based”, duke përmendur zgjedhjet, luftën kundër korrupsionit, pastrimin e parave dhe shtetin ligjor. Sipas saj, hapja e kapitujve nuk nënkupton automatikisht mbylljen e tyre dhe kapitulli i parë, që lidhet me themeloret, nuk mund të mbyllet pa përmbushjen e kritereve. Ajo përsëriti gjithashtu qëndrimin e...