Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një nga dy autorët e vjedhjes me dhunë të xhiros ditore në dy pika karburanti. Ndërkaq vijon puna për identifikimin e autorit tjetër. "Blutë" po ashtu kanë sekuestruar një automjet tip “Toyota” dhe një motomjet, të dyshuar se janë përdorur gjatë ngjarjes. Në dy pikat e karburantit u vodhën 18.300 dhe 38.600 lekë. “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, organizuan punën dhe kryen veprime të shpejta hetimore, duke bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar. Si rezultat, u shpall në kërkim shtetasi A. H., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i cili dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar,...