Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Vlorë/ Vodhi kasën e supermarketit pasi theu xhamin, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës së një supermarketi dhe ka vjedhur kasën me një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një supermarket në lagjen “Bashkimi”. Pas njoftimit për vjedhjen, Policia organizoi operacionin e koduar “Reagimi”, duke bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Sipas Policisë, kasa e vjedhur u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale. 32-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”, për kapjen e autorit të një vjedhjeje me thyerje. Theu xhamin e derës së një supermarketi dhe vodhi kasën me një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë,...